Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.
Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti. Rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Bazuar në situatën e krijuar, ju lutemi të zbatoni këto masa:
• Mos lëvizni delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar.
• Kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë.
• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e fermave të tjera.
• Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit.
• Çdo kafshë e sapoblerë të mbahet e ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi.
• Kontrolloni çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.
Nëse vëreni shenja klinike si:
• temperaturë të lartë,
• puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj,
• rrjedhje nga sytë ose hunda,
• mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje,
Njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t’i trajtoni ose t’i lëvizni kafshët e dyshuara.
Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.
Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit.

