Telenews

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

Një fabrikë e metalit në fshatin Osek Hilë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri gjatë së mërkurës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se informata për zjarrin është pranuar rreth orës 16:10.

Sipas saj, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se rasti aktualisht ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në objektin e fabrikës.

Të ngajshme

Rritet fluksi në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 15 minuta në dy pikëkalime

KushtrimGuraj

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

KushtrimGuraj

Lansohet “Rrah Rrah 2”, projekti më i ri nga Fero

Blearta