Telenews

“ChatGPT më vendosi pranë gruas perfekte”, Adioni bën dedikimin romantik për Olën nga Santorini

Adioni ka ndarë me ndjekësit një moment romantik nga pushimet në Santorini, ku shfaqet në krah të Olës, partneres me të cilën krijoi lidhjen gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP”.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, çifti shihet duke pozuar në një ambient me pamje mahnitëse, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i Adionit.

Ai ka shkruar me humor: “Chat GPT put a perfect woman next to me…”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dedikim për Olën.

Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur seksionin e komenteve me urime dhe komplimente për çiftin. Që nga përfundimi i “Ferma VIP”, Adioni dhe Ola kanë vazhduar të shfaqen së bashku, duke dëshmuar se lidhja e tyre nuk mbeti vetëm brenda formatit televiziv.

Me fotot e fundit nga Santorini, dyshja duket se po shijon një periudhë të bukur të marrëdhënies së tyre, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komentet pozitive, duke i cilësuar si një nga çiftet më të dashura që ka sjellë spektakli.

Të ngajshme

Kapen në pritë duke u përgatitur të kryenin një vrasje, arrestohen 5 persona në Sarandë

Yllka Gashi

727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri

Yllka Gashi

Arbenita Ismajli tregon anën e saj më të bukur si nënë

Yllka Gashi