Telenews

E rëndë në Gjilan: 28-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti – shoferi i Mercedesit vetëm 16 vjeç –

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditë më parë në fshatin Shurdhan të Gjilanit ka përfunduar tragjikisht. Pas më shumë se një jave në gjendje të rëndë në QKUK, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë.

Aksidenti kishte ndodhur më 31 korrik, rreth orës 20:35, ku ishin përfshirë një Mercedes-Benz, që drejtohej nga një i mitur P.A., rreth 16-vjeçar dhe një motoçikletë Suzuki pa targa, që drejtohej nga Islami.

Sipas informacioneve të rastit, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një kthimi të pasigurt majtas.

Nga përplasja, Fatbardh Islami kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht atij i ishte dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv.

Por mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi tragjik. Rreth orës 08:05, Policia është njoftuar se 28-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.

Për zhvillimin e ri është njoftuar Prokurorja për të Mitur, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

Rasti tashmë po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë për aksidentin vazhdojnë.

Të ngajshme

U ndalua në kufi sapo hyri në Kosovë – 49-vjeçari nga Lipjani përfundon në Qendrën e Paraburgimit –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prizren: 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i “Fat Group – 1” në Prizren nuk u mbijetoi plagëve –

KushtrimGuraj

Pa pritje të gjata në kufi, maksimumi 15 minuta për të hyrë e dalë nga Kosova –

KushtrimGuraj