Telenews

INTERI E MPOSHT ROMËN PA TELASHE

Interi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Zikaltrit arritën lehtësisht të triumfonin ndaj kryeqytetasve për ta rrëmbyer vendin e parë në renditjen tabelare.
Ishte Denzel Dumfries ai që kaloi vendasit në epërsi pas gjysmë ore lojë, shkruan.
Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes, kur Brozovic realizoi as asistimit nga Ivan Perisic.
Në minutën e 52-të Lautaro Martinez shënoi për 3:0.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 85-të të ndeshjes nga Mkhitaryan.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 72 pikë, një më shumë se Milani në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Roma mbetet e pesta me 58 pikë gjithsej dhe i shuan pothuajse tërësisht gjasat për Champions League.

Të ngajshme

Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin

KushtrimGuraj

Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Klubit të Volejbollit “Fushë Kosova” përfundon me sukses, organet e reja udhëheqëse zgjidhen për mandatin e ri

KushtrimGuraj

Katër gola por pa fitues, Prishtina e Drita ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

KushtrimGuraj