Një 30 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Janiqishtë të Malishevës.
Lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë Policia.
Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë pas mesnatës në QKUK.
“Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën civile. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Më datë 11.08.2026 rreth orës 01:50 nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari i cili ka qenë i përfshirë në aksident kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi policia.

