Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kanosje në dy raste të ndara.
Në rastin e parë, më 14 gusht, një person dyshohet se përmes rrjetit social ka kanosur një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, më 13 gusht, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur një burrë dhe një grua. Edhe ky i dyshuar, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, raporon IndeksOnline.
Raporti i policisë:
Prishtinë/ 15.06.2026-14:00. Më 14.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social kishte kanosur ankuesen femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 13.08.2026-21:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

