Telenews

SOT MBYLLET STINORI I RREGULLT NË ELITËN E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

Sot mbyllet stinori i rregullt në elitën e basketbollit të Kosovës.
Dy ndeshje mjaftë interesante janë në program për t’u zhvilluar.
Në duelin e parë, kampioni kundër nënkampionit, Golden Eagle Ylli-Peja, që u takuan edhe në finale të Ligës Unike para pak ditësh, ku fituan pejanët 72:89, duke u fituar trofeun e kësaj gare. Therandasit kanë siguruar vendin e parë me 21 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e nëntë humbje, aq sa kanë edhe mitrovicasit, që renditen në vendet dy, përkatësisht tre.
Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Prizrenit 16 dhe Prishtinës, që me gjasë do të luajnë edhe në çerekfinale të “Play-off”-it. Prizrenasit kanë 42 pikë, kurse prishtinasit 41, andaj do të jetë një test para garave shtesë.
Art Motion Superliga – Java 28
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
20:30 Prizreni 16 – Sigal Prishtina

Të ngajshme

Barcelona tashmë e di çmimin “special” të Haaland

Valjeta Turkaj

Slavia dhe Bodo/Glimt barazojnë në një ndeshje spektakolare – Olympiacos nuk fiton ndaj Pafos

KushtrimGuraj

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

KushtrimGuraj