Telenews

QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24- orëve

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë 24-orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 312 raste.

Sipas raportit 24-orësh, 90 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, 19 pacientë kanë marrë trajtim në sallën e vogël.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe raste të ndryshme të lëndimeve, përfshirë një rast nga armët e ftohta, një intoksikim, një person të përfshirë në përleshje fizike dhe 21 persona të lënduar në aksidente trafiku.

Në klinika të ndryshme të QKUK-së janë pranuar 28 pacientë për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes.

Të ngajshme

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Yllka Gashi

72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

Yllka Gashi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Yllka Gashi