Telenews

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot, më 20 gusht, nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

“Sot, më 20.08.2026, në ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.

Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB z. Sveçla dhe drejtori I Përgjithshëm i PK-së kolonel Hoxha”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

Yllka Gashi

U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme në Istog, “topi” tani është te ministria

Yllka Gashi

KEK: Kontrata me JSC ESM është vetëm për shitjen e qymyrit, nuk ka asnjë koncesion

Yllka Gashi