Telenews

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Kadri Xhemajli, i cili akuzohet për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas Kodraliut, i akuzuari ka kuptuar natyrën e veprës penale për të cilën akuzohet, peshën e saj, si dhe përfitimet dhe pasojat që rrjedhin nga pranimi i fajësisë.

Prokurori special ka vlerësuar se marrëveshja është lidhur në përputhje me kërkesat ligjore dhe se i akuzuari e ka dhënë pranimin e fajësisë në mënyrë të vullnetshme dhe të vetëdijshme.

Këtë deklarim e ka mbështetur edhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rinor Arifi, i cili ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Kadri Xhemajli akuzohet se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka kanosur kryeministrin Albin Kurti me privim nga jeta.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Xhemajli e ka bërë komentin me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit, për çka ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata, pas shqyrtimit të kushteve ligjore, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Të ngajshme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Yllka Gashi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi