Telenews

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve.

Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e punimeve.

Sipas tij, për muajin korrik, vetëm në segmentin e Vranidollit, një operator ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro.

Basha paralajmëroi se penalitetet do të vazhdojnë në të gjitha segmentet ku nuk respektohen planet dinamike dhe afatet e kontraktuara.

“Për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim”, tha ministri.

Të ngajshme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Yllka Gashi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi