Telenews

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Prizren –

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim, në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar patrullime të rregullta me automjete dhe në këmbë në Prizren.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete i mundësojnë misionit të mbajë prani të dukshme dhe të vazhdueshme në rajon, si dhe ta monitorojë nga afër situatën e sigurisë në terren.

KFOR-i tha se patrullimet pasqyrojnë angazhimin e tij të vazhdueshëm për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Misioni i NATO-s theksoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Të ngajshme

Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: I qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira –

KushtrimGuraj

Tiketa e trafikut eskalon në përleshje me Policinë në Kaçanik – njëri dyshohet se goditi policin me grusht, tjetri i kërcënoi: “Do t’ju vras”

KushtrimGuraj

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj