Kosova e ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar gjithsej nëntë medalje, shifër që përbën rekord për vendin.
Në ceremoninë përmbyllëse, flamurin e Kosovës e mbajtën karateisti Islam Selmani, fitues i medaljes së artë, dhe karateistja Fortesa Orana.
Medalje të arta për Kosovën fituan Selmani dhe boksierja Donjeta Sadiku, ndërsa me medalje të argjendta u stolisën xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami.
Rostami, me prejardhje nga Irani, fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në këtë garë.
Katër medaljet e bronzta u siguruan nga xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.
Kosova u përfaqësua në “Taranto 2026” me gjithsej 163 sportistë, nëntë prej të cilëve arritën të ngjiteshin në podium.
Ndërkaq, në ceremoninë hapëse, flamurin e Kosovës e kishin mbajtur boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi.

