Telenews

Për herë të parë organizohet turnir shahu në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë –

Për herë të parë, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në shah, ku morën pjesë të burgosur nga komunitete të ndryshme.

Sipas njoftimit, turniri u zhvillua në një atmosferë sportive dhe konkurruese, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të garojnë mes vete dhe të tregojnë aftësitë e tyre në lojën e shahut.

Gara u karakterizua nga rivaliteti, përkushtimi dhe respekti ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për një garë të drejtë dhe korrekte.

Në përfundim të turnirit, pjesëmarrësit që arritën rezultatet më të mira u vlerësuan me mirënjohje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Aktivitete të tilla sportive shërbejnë edhe si pjesë e angazhimit dhe risocializimit të personave të privuar nga liria.

Të ngajshme

Ushtarakët shqiptarë stërviten në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol” –

KushtrimGuraj

Përfundon dita e parë e deklaratave në Hagë: ZPS kërkon dënime, mbrojtja lirimin –

KushtrimGuraj

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi