Telenews

PDK KËRKON QË EDHE QEVERIA TË HETOHET NË RASTIN E PËRFSHIRJES SË AMBASADORIT BERISHAJ

“Krahas hetimit të plotë parlamentar, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që presidentja dhe kryeministri të veprojnë me urgjencë për ta larguar nga detyra ambasadorin Martin Berishaj dhe për të zbardhur deri në detaje përfshirjen e tij në “Kartelin e Rrymës”, ndërlidhjet me kompaninë energjetike GEN-I me adresë në Serbi, si dhe për të zbuluar arsyet e fshehjes së deklarimit të pasurisë nga ana e tij. Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që të ndalojnë pengimin e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të zbardhë para opinionit publik shpenzimin e parasë së qytetarëve të Kosovës dhe lidhjet potenciale të “Kartelit të Rrymës” me Qeverinë e Kosovës gjatë krizës energjetike”, thuhet në komunikatë.
Sipas PDK-së një hetim parlamentar, transparent dhe i hapur, ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, tanimë është interes kombëtar.
“Ky Komision Hetimor Parlamentar do të monitorohet nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile dhe mediat, ku të gjithë do të shohin se ku, si dhe kujt u janë dhënë mbi 100 milionë euro të taksave të qytetarëve dhe si ndodhi që krahas shpenzimit të mbi 100 milionë eurove qytetarëve të Kosovës sërish u ngrit çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 100 përqind”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

AGK-ja dënon gjuhën e ministrit në detyrë, Faton Peci ndaj gazetarit, Ermal Panduri

Valjeta Turkaj

Krasniqi: Vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje

Valjeta Turkaj

Lushaku- LDK: VV s’ka lënë hapësirë për partneritet, diskursi i saj jo normal për një parti

Valjeta Turkaj