Telenews

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur këtë të martë, në dhomë këshillimi, shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, kolegji penal vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi është marrë bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të kodit të procedurës penale.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e Veliajt dhe ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës të vijojë të qëndrojë në burg.

Të ngajshme

SHBA i dërgon mesazh të qartë Kosovës: Mbështetje për pavarësinë, kritika për ngërçin institucional

Yllka Gashi

Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç

Yllka Gashi

Franca shtetasve të vet: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, larg tubimeve

Yllka Gashi