Telenews

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për vepër penale me narkotikë

Policia e Kosovës ka realizuar një ekstradim nga Gjermania në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe koordinimit me institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 15 shtator 2026 është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

I njëjti dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit, personi i dyshuar iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, për procedura të mëtejshme ligjore.

Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Të ngajshme

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, kërkon vendosjen e flamurit të UÇK-së në hyrje të të gjitha shkollave

Yllka Gashi

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit: U kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Yllka Gashi

Fisnik Ismaili kritikon pushtetin aktual dhe Lëvizjen Vetëvendosje

Rrezarta Ramaj