Telenews

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

Tyson Fury dhe Anthony Joshua janë pranë realizimit të një prej dueleve më të mëdha të boksit britanik, pasi dy ish-kampionët e botës raportohet se kanë arritur marrëveshje për përballjen e shumëpritur.

Sipas raportimeve të mediave britanike, dueli pritet të zhvillohet më 11 dhjetor në “Principality Stadium” në Kardif.

Edhe pse përballja ende nuk është zyrtarizuar, palët thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për organizimin e duelit mes dy boksierëve britanikë.

Përballja pritet të nisë rreth orës 02:00 pas mesnate, në mënyrë që transmetimi të përshtatet edhe me audiencën amerikane. Organizatorët presin që për duelin të shiten më shumë se 80 mijë bileta.

Fury ka bilanc prej 35 fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi, ndërsa Joshua numëron 30 fitore dhe katër humbje në karrierën e tij profesionale.

Dy boksierët kishin diskutuar edhe datat 28 nëntor dhe 4 dhjetor, por në fund 11 dhjetori është përzgjedhur si data e mundshme për përballjen.

Palët pritet të përfundojnë edhe procedurat burokratike të nevojshme, para se dueli të zyrtarizohet.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj

Dalipi shkëlqen në Zvicër, tregon për interesimin e Kosovës dhe Shqipërisë –

KushtrimGuraj