Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka hapur dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij, në përkujtim të rreshterit të Policisë së Kosovës që u vra më 24 shtator 2023 në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ushtruesja e detyres së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla zëvendësi i tij, Enver Dugolli dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha këto momente po qëndrojnë për vizitë në famijen e Bunjakut.
Paraprakisht familja ka pritur pjesëtarë të policisë dhe mysafirë të shumtë në këtë përvjetor.


