Telenews

Nëntë të arrestuar në aksionin për krime lufte në Zubin Potok

Raportimi i Gazetës Sinjali për një operacion të gjerë për hetimin e krimeve të luftës në veri të Kosovës është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar në komunën e Zubin Potokut operacionin e koduar “Dosja 23”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sinjali raportoi më herët se në shënjestër të aksionit ishin rreth 10 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e civilëve gjatë luftës.

Sipas burimeve të Sinjalit, hetimet lidhen me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa operacioni është zhvilluar në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile.

Të ngajshme

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, lëndohet një person –

KushtrimGuraj

Shqiptarët protestojnë gjithandej Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj