Telenews

Man Utd rrit interesimin për Balden, e dëshiron në janar

Manchester United ka rritur interesimin për transferimin e Alejandro Baldes nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimit të “Footy Insider”, mbrojtësi 22-vjeçar është bërë më i hapur ndaj një largimi nga Barcelona, pasi këtë sezon ka marrë vetëm 12 minuta në La Liga.

Manchester United po e monitoron situatën, ndërsa Barcelona raportohet se do ta shqyrtonte shitjen e Baldes vetëm nëse plotësohet kërkesa prej rreth 30 milionë funteve.

Balde ka qenë pjesë e rëndësishme e Barcelonës në sezonet e fundit, por minutazhi i kufizuar në fillim të këtij sezoni ka bërë që e ardhmja e tij në “Camp Nou” të vihet në pikëpyetje.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

Rrezarta Ramaj