Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Në një postim, Schuebel tha se shpreson të ketë stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional.
“Urimet e mia të sinqerta për Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Me shpresë për stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, pres me padurim të punoj me të, me institucionet e Kosovës dhe me spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin me Bashkimin Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur” shkroi Schuebel.
Me 81 vota për, Justina Shiroka-Pula mbrëmë u zgjodh presidentja e 6-të e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë.

