Telenews

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë –

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pritur në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Jashari e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës, ndërsa gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Më herët gjatë ditës, Presidentja Shiroka Pula priti në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Të ngajshme

Aksident mes katër veturave në Parallovë të Gjilanit, 11 persona të lënduar –

KushtrimGuraj

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin –

KushtrimGuraj