Telenews

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë –

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy personave që u vranë sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku nga të shtënat me armë zjarri u plagos edhe një person tjetër.

Në reagimin e saj, presidentja ka shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë, duke i dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurit dhe duke kërkuar që organet e drejtësisë ta hetojnë rastin në tërësi.

“Asnjëa rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me përkushtim, t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit t’i nxjerrin para drejtësisë.

Të ngajshme

Aksident mes katër veturave në Parallovë të Gjilanit, 11 persona të lënduar –

KushtrimGuraj

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë –

KushtrimGuraj