Telenews

Vazhdojnë protestat në Podujevë/ Xhemati kundërshton emërimin e imamit nga Bashkësia Islame

Për të dytën të premte radhazi, një grup besimtarësh në Podujevë po proteston kundër emërimit të imamit në xhaminë që ndodhet në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Protesta po zhvillohet para objektit të Bashkësisë Islame në Podujevë, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se ajo do të vazhdojë edhe te xhamia, transmeton IndeksOnline.

Pakënaqësitë e një grupi të xhematit lidhen me vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për emërimin e imamit në këtë xhami.

Kujtojmë se më 20 tetor 2026, gjatë hapjes së xhamisë, një grup qytetarësh kishte kundërshtuar emërimin e imamit, duke shprehur pakënaqësitë përmes thirrjeve dhe protestës verbale.

Atë ditë, Policia e Kosovës kishte zbatuar një plan operativ për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Sipas policisë, situata ishte menaxhuar pa incidente dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Pavarësisht kundërshtimeve, xhamia ishte hapur dhe ritet fetare kishin vazhduar normalisht.

Ndërkohë, protestat po vazhdojnë edhe këtë të premte, me kërkesën e besimtarëve protestues për rishqyrtimin e çështjes së emërimit të imamit./

Të ngajshme

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj