Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen ndaj Irlandës, në kuadër të UEFA Nations League.
Dardanët hyjnë në këtë sfidë me një objektiv të qartë, pasi një barazim do t’u mjaftonte për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe për të vazhduar garën në fazën e ardhshme.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur për 11 futbollistët që do ta nisin takimin nga minuta e parë, në një përballje me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Në anën tjetër, Irlanda synon fitoren para tifozëve të saj, pasi vetëm tri pikët do t’ia siguronin pozitën e dytë në grup.
Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja përfaqësueseve:

