Telenews

Stupcat drejt rikthimit në ekran – zbulohen planet e tyre

Rikthimi i shumëpritur i grupit të humorit “Stupcat” duket se po merr formë, duke ngjallur interesim të madh te publiku dhe televizionet.

Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi raportohet se janë në negociata për realizimin e një programi special për festat e fundvitit, i cili mund të shënojë rikthimin e tyre në ekran pas një periudhe të angazhimeve individuale.

Megjithatë, planet e treshes duket se nuk përfundojnë vetëm me një paraqitje festive.

Stupcat

 

Sipas raportimeve të Prive by LS, ata po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi më afatgjatë, për të sjellë sërish projekte të përbashkëta humoristike.

Ky rikthim pritet të jetë një lajm i mirë për fansat e “Stupca”-ve, të cilët prej kohësh kanë pritur t’i shohin sërish së bashku.

Për momentin, mbetet të shihet se kur dhe në cilin televizion do të realizohet ky rikthim si dhe çfarë projektesh do të sjellë treshja e njohur e humorit.

Sido që të jetë, mezi pritet rikthimi i tyre, duke sjellë sërish humorin dhe personazhet që për vite me radhë i bënë një nga grupet më të dashura për publikun shqiptar.

Të ngajshme

Miliona qytetarë votojnë në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Rrezarta Ramaj

Vetura del nga rruga dhe përfundon në greminë në Rugovë, dyshohet se kishte një familje brenda –

KushtrimGuraj

Prindërit e vunë në gjumë, në mëngjes e gjetën pa frymëmarrje – humb jetën foshnja njëmuajshe në Skenderaj

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…