Telenews

​DRESHAJ: QEVERIA SA MË SHPEJTË TA MIRATOJË LIGJIN E PAGAVE, MJEKËT PO IKIN SI PASOJË E PAKËNAQËSISË NDAJ KËSAJ SITUATE

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa e perspektivës dhe pakënaqësisë në paga, mjekët po ikin nga Kosova.
Dreshaj theksoi se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit.
“Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmen. Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend. Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë”, përfundoi deputeti i AAK-së.

Të ngajshme

Veton Seferi kundër zgjedhjes së Dimal Bashës: ‘Tradhti ndaj votës qytetare’

Valjeta Turkaj

Kica-Xhelili: Zgjedhja e Bashës, një tragjikomedi me pasoja për shtetin

Valjeta Turkaj

E reja nga Brazili vdes pas një reaksioni alergjik gjatë një skanimi rutinë

Valjeta Turkaj