Telenews

Raporti 24 orësh nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas MSH-së, gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 97 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.
Në total numri i rasteve aktive është 263.

Të ngajshme

Vetëm 3% më shumë proteina bimore mund t’ju zgjasin jetën – thonë studimet

Valjeta Turkaj

Parandaloni njollat e ujit në banjo duke përdorur këtë metodë të thjeshtë

KushtrimGuraj

Konsumimi i lajthive ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Rrezarta Ramaj