Telenews

Vuçiq e fton Abazoviqin t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Në kuadër të aktiviteteve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke theksuar se kjo është “një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështjet dypalëshe”, transmeton Paparaci.
Presidenti ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram se takimin me Abazoviqin do ta shfrytëzojë për ta ftuar në një takim të nismës “Ballkani i Hapur”, i cili do të mbahet në Ohër.

 

 

“Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviqin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të na bashkohet në takimin e nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër”, pretendohet në njoftim.

Të ngajshme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 18 gusht

Rrezarta Ramaj

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen

Yllka Gashi