Telenews

Ekzekutohen 100 eurot nga qeveria për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”.
“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi.  Qeveria është në anën e qytetarëve!”,ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Të ngajshme

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Rrezarta Ramaj

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj