Telenews

I vrari bashkë me djalin e tij është avokati Millan Bigoviq

Avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në Mitrovicën Veriore.
I dyshuar për këtë vrasje është djali tjetër i familjes Bigoviq, i cili është arrestuar nga Policia.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin derisa nuk ka dhënë detaje për motivet e këtij rasti.
Djali dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë, me ç’rast e ka plagosur rëndë, plagë të cilave viktima nuk ka arritur t`u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Në rast është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se e ka vrarë vëllanë e tij.
Kallxo.com ka marrë vesh se bëhet fjalë për vëllezërit U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviq.

Të ngajshme

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Rrezarta Ramaj

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj

Trepça nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Rrezarta Ramaj