Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ai tha se Nishani ishte një burrështetas i shquar i cili e përfaqësoi kombin me dinjitet të veçantë.
“Ish-presidenti Bujar Nishani, ishte ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet të veçantë dhe urtesi në arenën ndërkombëtare duke i dhënë ndër dhe vlerë institucionit të presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare”, ka shkruar ai.
Ai tha se shteti humbi sherbëtorin besnik dhe të përkushtuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje të thellë për familjen e nderuar Nishani që humben bashkëshortin dhe prindin e tyre të mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe të afërmit e tij që humbën një mik të dashur që do iu mungojë gjithmonë, për Partinë Demokratike që humbi njerin prej drejtuesve më të talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar që humbën sot shërbëtorin besnik dhe të përkushtuar, shtetarin e aftë e të ndershëm, patriot dhe fisnik”, shkroi tutje Berisha.

