Telenews

Osmani në një konferencë në Mal të Zi, flet për zhvillimet e fundit të Ballkanit në aspektin e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga ShBA-të.
Në këtë konferencë, Osmani do të jetë ndër folësit kryesor dhe në fjalimin e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit në aspektin e sigurisë, si dhe implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.
Përveç Presidentes Osmani, në këtë konferencë do të flasin edhe: kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për çështje evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorë, ministra e zëvendësminitsra nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngajshme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Proceset serioze s’kryhen me WhatsApp, s’dërgoi letër zyrtare

Valjeta Turkaj

Reflekto stil në çdo hapësirë Grezda Group

Valjeta Turkaj

Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars

Valjeta Turkaj