Telenews

IPK kthen në punë policin që plagosi vrasësin e 30-vjeçarit në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.
Sipas pamjeve të publikuara në media e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, deklaroi Hodaj.

Të ngajshme

Imami Shefqet Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit policor, Arsim Beqirit

Rrezarta Ramaj

AAK: Mungesa e rezultateve qeverisëse po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Rrezarta Ramaj

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj