Telenews

Vjosa Osmani në Shqipëri, i jep lamtumirën e fundit Bujar Nishanit (FOTO)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
E shoqëruar nga një delegacion nga Kosova, Osmani u prit në hyrje të Presidencës nga Ilir Meta.
Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani ka nisur në orën 10:00. Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë.  Në orën 12:00 arkmorti me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës.

Të ngajshme

Nesër varroset i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Malishevë

Yllka Gashi

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi

Morina inspekton punimet në rrugën Dollc-Gjakovë: Ritmi duhet të përshpejtohet

Yllka Gashi