Telenews

Prizren: Vdes një person pasi goditet nga rrufeja

Një person ka vdekur pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë 55-vjeçare ka qenë me traktor kur është goditur nga rrufeja.
Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të mjekeve nuk ka arritur të mbijetojë.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke bartur ngarkesë me bari të thatë. Në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta