Telenews

Durmishi: Kosovës i shpëtuam 30 milion euro, i prishem plane njerëzve të Haradinaj e Lushtakut

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se Qeveria Kurti po bën punë të mira.
Durmishi ka shtuar po ashtu se u janë prishur planet njerëzve të Ramush Haradinaj e Sami Lushtakut.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një intervistë në një emision në ATV.
“Na i kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij” ka thënë Lushtaku.
Durmishi ka thënë se  prej ardhjës së Kurtit në pushtet, Kosovës i kanë shpëtuar mbi 30 milion euro.Sipas Durmishti kjo ka ndodhur për shkak të kontratave të mirbatjes.
“Dy kompani private e kanë bërë një dallaver prej 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro. Diku kanë përfunduar këto,30 milionë euro kanë përfunduar dikund”, tha Durmishi.
Ai u shpreh i bindur që këto miliona euro kanë shkuar në xhepat e njerëzve të Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt.
Nuk e di a kanë shkuar në xhepat e Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shkuar në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj, jam i bindur ka shtuar më tutje Durmishi.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta