Telenews

EKSKLUZIVE: Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë (DOKUMENT)

Pas dhjetë vjetësh që nga vënia e gurthemelit të Xhamisë Qendrore, Bashkësia Islame i është drejtuar në vazhdimësi Komunës së Prishtinës me kërkesën që të pajiset me leje ndërtimore për ndërtimin e faltorës për ndjekësit e fesë islame.
Kjo kërkesë tashmë është miratuar nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ku më datë 13  qershor 2022, ka marr vendim për ta lëshuar lejen e ndërtimit për Kompleksin “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.
Në bazë të vendimit të cilën ua sjell ekskluzivisht NDËRTIMI.info  I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës
Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina.

Nëse punimet shkojnë sipas planit, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se kjo xhamia do të jetë e gatshme për besimtarët në vitin 2023.
Më 8 tetor të vitit 2012 U vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë./Media Ndërtimi.
 

Të ngajshme

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Rrezarta Ramaj

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me Italinë për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Valjeta Turkaj