Telenews

A është toksik ambienti yt i punës?

Ndonjëherë, nuk e kuptojmë që kemi të bëjmë
me eprorë, kolegë dhe ambient pune toksik.

Rutina të rrëmben në vorbullën e vet, ndaj
është e vështirë ta identifikosh nëse ambienti ku ti shkon çdo ditë dhe punon
është apo jo toksik. Ka disa shenja që e tregojnë këtë, si për shembull:

Tejkalimi i limiteve

Nëse ti ke një limit mbi një shaka, orar, apo
diçka që nuk e toleron dhe kolegët apo eprorët e shkelin, po, ke të bësh me një
ambient toksik pune.

Kultura e thashethemeve

Nëse në mbledhje, në kafe, në restorant e kudo
bëhen thashetheme rreth kolegëve, atëherë na vjen keq, por po punon në një
mjedis frustrues.

Kërkesa të shumta, të cilat tejkalojnë
pagesën tënde

E ke parasysh atë shprehjen: “Nuk paguhem aq
shumë sa ta bëj?”. E gjen veten shpesh duke e thënë me vete? Atëherë e di
përgjigjen.

Mungesa e vlerësimit

Nëse gabimet e tua vihen re gjithmonë, por jo
arritjet, atëherë eprorët e tu nuk e dinë shumë mirë si funksionon puna jote.

Rezultatet mbi gjithçka

Kur rezultatet janë më të rëndësishme se
stresi dhe mirëqenia jote, atëherë duhet të të themi se mjedisi yt i punës
ushtron një presion shumë negativ në jetën tënde.

The post A është toksik ambienti yt i punës? appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj

Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

Rrezarta Ramaj

I kërkuar nga Danimarka për vrasje me pagesë, ky është kosovari që u kap në Prishtinë

Valjeta Turkaj