Telenews

Arrihet marrëveshja mes Dybalas dhe Interit, mediumi i njohur italian zbulon detajet

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Interin, teksa raportohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u finalizuar e gjithë marrëveshja.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë katër-vjeçare me nënkampionët e Italisë, transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje thuhet se është përfshirë edhe opsioni për të vazhduar kontratën edhe për një vit të pestë.

Gjithashtu, palët thuhet se kanë rënë dakord edhe për pagën. Ish-futbollisti i Palermos do të fitojë 6 milionë euro (neto), pa përfshirë bonuset.

Kësisoj, Dybala te “Nerazzurrët” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin zyrtarisht skadon më 30 qershor, teksa lojtari ka konfirmuar kohë më parë se do të largohet. /Gazeta Express/

The post Arrihet marrëveshja mes Dybalas dhe Interit, mediumi i njohur italian zbulon detajet appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Formacionet zyrtare, Inter – Napoli: Rrahmani titullar

Yllka Gashi

Messi dhe Ronaldo ftohen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez në “La Bombonera”

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj