Çfarë lidhje kanë xhinset dhe makaronat me
njëra-tjetrën?
Është e vështirë të gjesh xhinse që të
përshtaten në mënyrë perfekte dhe kur i gjejmë i veshim me kënaqësi dhe shpesh.
Prandaj ndodh shpesh që të humbasin formën e
tyre në gjunjë dhe në të pasmet e xhinseve.
Në vend që t’i lani vazhdimisht në rrobalarëse
në temperatura të larta, ekziston një mënyrë më efikase për t’ua kthyer formën
e vjetër.
Xhinset duhet të zihen në një tenxhere, shkruan “Schweizer-illustrierte”.
Ashtu si makaronat, xhinset “zihen” për dhjetë
minuta në ujë të kripur.
Kripa siguron që ngjyra të qëndrojë në fijet e
xhinseve dhe uji i vluar siguron që pambuku të shtrëngohet përgjithmonë. Por
kujdes, lexoni etiketën në xhinse përpara kësaj procedure.
Nëse ka elastan në pantallona (që mund të
ndodhë me xhinset e ngushta), kjo metodë fatkeqësisht nuk merret parasysh,
sepse fijet artificiale shkatërrohen nga nxehtësia.
The post Truk për t’i kthyer xhinset e përdorura në formën e tyre të vjetër appeared first on Gazeta Express.

