Telenews

Hoti: Qeveria nuk dialogoi me veteranët e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mospajtimet në çështje interesi publik duhet të zgjidhen me dialog.
Sipas Hotit, këtë nuk e shfrytëzoi Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është edhe Zyra e veteranëve të cilën mund ta shfrytëzonin për dialog.
“Qeveria e ka “Zyrën e veteranëve” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Nuk e ka shfrytëzuar këtë mekanizëm për dialog me veteranët. Nuk e ka shtjerrë dialogun as me veteranët e as me opozitën”, shkroi Hoti.
Sipas Hotit, vetëm kur të shterohet dialogu mund të procedohet me vendimmarrje politike për ato çështje në Qeveri dhe në Kuvend.
Sot po mbahet protesta e organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Kjo protestë po mbahet për shkak se Qeveria nuk i ka përfshirë veteranët në Ligjin për paga minimale.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta