Telenews

Molliqaj në protestën e veteranëve: Qeveria po i provokon, largoi rrethojat dhe vendosi policinë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i është bashkuar protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është e padrejtë që kjo qeveri po i maltreton ata.
“Besoj në fitoren e tyre sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.
Ai tutje tha se Qeveria i ka provokuar duke ua vendosur policinë përballë.
“Me i heq rrethojat e me vendos policinë është provokim. Qeveria Kurti i ka heq rrethojat me qenë të qasshëm për qytetarët, veteranët janë qytetarë. Pse po jau vendos policinë”, ka thënë Molliqaj.
Theksojmë se sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit.
Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me Policinë e Kosovës.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta