Telenews

Lirohet Molliqaj, thotë se rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj është liruar nga burgu.
Ai përmes një statusi në rrjetin social ka shkruar se rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin.
“Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pa lëkundur. Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive” ka shkruar Molliqaj.
Pos Molliqaj është liruar edhe Frashër Krasniqi i cili ka thënë se sot u tregua fëtyra e kësaj qeverie.

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj