Telenews

Pas alarmeve për bombë në 72 shkolla reagon Sveçla

Sot gjatë ditës është raportuar se në 72 shkolla në disa komuna të Kosovës ekziston mundësia që të ketë mjete shpërthyese.

Në lidhje më këtë ka reagua edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari thuhet fillimisht në reagimin e Sveçlës.
Sipas Sveçles njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal menjëherë në lokacionet e lajmëruara duke bërë fillimisht rrethimin e zonave e pastaj kontrollin e detajuar të objekteve.

“Situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njëjtë” ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se dua të siguroj të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë arsye për panik apo për t’u shqetësuar.
Ne mbesim të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet tona, përmes të gjithë mekanizmave tanë të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka shtuar më tutje Sveçla.

Të ngajshme

Policia deklarohet: Zjarri shpërtheu në parkingun e “Royal Mall”, nuk ka të lënduar

Erzana Fazliu

Bajrami e quan mashtrim subvencionimin e faturave të rrymës: Mashtrim i Kurtit, 300% më shtrenjtë rryma se më 2019

Erzana Fazliu

Dita e alfabetit shqiptar, Haradinaj: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

Erzana Fazliu