Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Trajkoviq përmes një postimi në Twitter ka thënë se është ndaluar të largohet nga vendi rrugës për në Podgoricë.
“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviq.
Pak minuta më herët, ajo kishte shkruar në Twitter se ishte në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistim.
Trajkoviq ka shkruar se Policia është rreth saj duke e ruajtur sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi.

