Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qafa e Duhlës.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, është shprehur ai.
E në një video të Sinjalit, shihet se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamionetë.
Video Player

