Telenews

Arrestohet një person për kanosje në Prizren

Një person ka denoncuar një person tjetër për kanosje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se viktima përmes telefonit është kanosur tri ditë nga i dyshuari Z.B.
“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, ka deklaruar Gashi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari.

Të ngajshme

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj